Akuzohen për një sërë grabitjesh në rezidenca private, arrestohen dy shqiptarë në Maltë

Autoritetet në Maltë kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për një sërë grabitjesh në rezidenca private në zonë. Të arrestuarit janë të moshës 33 dhe 46 vjeç.
Sipas autoritetetve shqiptarët besohet se janë pjesë e një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar. Policia tha se dy shqiptarët ishin larguar nga Malta menjëherë pas grabitjeve. Ata u identifikuan se po ktheheshin në vend me një fluturim që mbërriti në Maltë në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Dy burrat u arrestuan pas mbërritjes së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës dhe do të paraqiten në gjykatë para gjykatësit Jean Paul Grech më vonë të shtunën. Hetimet e policisë janë në vazhdim.
Imazhet e CCTV që kapën vjedhjet, treguan një burrë me një dritq në një dhomë gjumi në një shtëpi më 23 shkurt dhe një grup duke ecur nëpër një korridor më 26 shkurt. Autorët ishin shumë profesionistë pasi synonin një shtëpi prisnin që të ishin pronarët brenda që alarmet të fiken.
Në një rast, një familje prej shtatë anëtarësh kuptoi se shtëpia e tyre ishte vjedhur vetëm disa orë më vonë, kur zbuluan stoli që mungonin nga dhoma e gjumit. Incidente të tilla shtuan frikën se kriminelët po kryenin mbikëqyrje përpara se të sulmonin.
Vitin e kaluar, Europol publikoi një raport që e vendos Maltën në mesin e pesë vendeve më të prekura nga bandat e organizuara kriminale që kryejnë vjedhje dhe grabitje. Në verën e vitit 2018, një tjetër valë vjedhjesh në banesa private ishte kryer nga një organizatë kriminale.