AKTUALITETSTAR CHANNEL

Në familjen Metaraku në Fier, tradita dhe shpirti i Pashkës ortodokse mbeten të gjallë

Nga Marsela Topi, FieriWeb

Në vigjilje të Pashkës ortodokse, në familjen Metaraku në Fier është ndier aroma e përgatitjeve tradicionale që sjellin me vete gëzim, besim dhe vazhdimësi brezash. Nënë Margarita, në të 80-at e saj, këtë Pashkë ka vendosur t’ia dorëzojë stafetën e gatimeve nuses së djalit, elbasanases Elisabeta, duke i besuar asaj mësimin dhe ruajtjen e traditës myzeqare.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjithçka në këtë familje dëshmon përkushtimin ndaj besimit ortodoks – nga emrat biblikë si Zaharia, Ioan, e Elisabeta, tek ikonat në mur dhe qirinjtë që presin të marrin flakën e shenjtë në mesnatën e Pashkës.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Me shumë emocion, Elisabeta rrëfen për FieriWeb se tavolina festive nuk mund të imagjinohet pa yshmerin tradicional, përgatitur sipas recetës myzeqare – plot me gjalpë, qumësht, sheqer e vezë. Ky ëmbëlsirë e veçantë, e trashëguar brez pas brezi, është ndër simbolet më të dashura të kësaj feste në trevën e Myzeqesë.

Ndërkohë, Elisabeta i kushton kujdes edhe lyerjes tradicionale të vezëve me bojë të kuqe – plot 100 kokrra këtë vit. Ajo ndalet dhe tek simbolika e tyre, duke theksuar se vezët e kuqe përfaqësojnë gjakun e Krishtit dhe rilindjen e jetës.

Sigurisht, mishi i qengjit nuk mungon në tryezë, por Elisabeta shton se çdo familje ka të drejtën të zgjedhë sipas mundësive dhe dëshirës, pasi më e rëndësishmja është kuptimi shpirtëror i festës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Për të voglin e familjes, Ioanin, ajo ka përgatitur një punim të veçantë me vizatimin e një veze të kuqe dhe urimin “Krishti u ngjall”, duke i dhënë kështu edhe fëmijës së saj ndjenjën e përkatësisë dhe dashurisë për traditën.

Ndërsa gjithçka është gati për tryezën festive të Pashkës në familjen Metaraku, nuk mungon urimi për të gjithë besimtarët ortodoksë: paqe, dashuri dhe bekim në çdo shtëpi. Krishti u ngjall!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button