BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

DETAJET E PARA/ Përplasje me a*më në Itali, pl*goset një shqiptar

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjes e së shtunës në Itali pas të shtënave me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të përfshirë janë tre persona, njëri prej tyre 25 vjeçar i plagosur me armë zjarri. Ai është trajtuar në spitalin Mirano dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Personi që e qëlloi dyshohet të jetë një 37-vjeçar shqiptar dhe me të ishte një 33-vjeçar evropianolindor (po verifikohet shtetësia e tij, e cila ndodhet në një shtet të ish-Jugosllavisë).

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Arma me të cilën është plagosur shqiptari nuk është gjetur deri më tani.

Reklama në FieriWeb

Të tre me banim në zonën e Venecias dhe me precedentë penalë, u konfliktuan pak para orës 20:30 të së shtunës. Mes tyre shpërtheu një debat në parkingun e supermarketit në Orgnano, Spinea, ndërkohë që disa familje po përfundonin pazarin para se dyqani të mbyllej në orën 21:00.

Shumë persona, të tmerruar nga të shtënat me armë, u kthyen për t’u strehuar brenda me fëmijët e tyre, ndërsa karabinierët rrethuan zonën e jashtme të parkingut. Të dy ishin zhdukur. I plagosuri kishte mbërritur vetë në spital.

Related Articles

Back to top button