KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedia në Gjirokastër/ Pasi mësoi për të birin, edhe babai tentoi të njëjtën rrugë

Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia e regjistruar në Gjirokastër, ku 17-vjeçari Vehip Peçi i dha fund jetës tragjikisht duke u varur në banesën e tij në fshatin Valare.

Burime bëjnë me dije se adoleshenti, pasi ka konsumuar drekën me të ëmën dhe dy motrat e tij, është ngjitur në katin e dytë të banesës, ku ka kryer edhe vetëvarjen. Adoleshenti u gjet i pajetë nga familjarët, pasi ra në sy mungesa e tij për rreth një orë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

17-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike, pasi kishte shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë, por nuk ndodhej nën ndonjë trajtim të rregullt mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Burime bëjnë me dije se i mituri e kishte paralajmëruar aktin ekstrem dhe tek disa prej shokëve të tij të afërt në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës, ku vazhdonte mësimin, por nuk ishte marrë serziosht prej tyre, duke i trajtuar si shaka.

Burime për mediat bëjnë me dije se 17-vjeçari e kishte shkruar dhe në anglisht vdekjen e tij, por kjo ngelet për t’u vërtetuar nga OPGJ.

17-vjecari ishte një nxënës me rezultate të mira në shkollë “Siri Shapllo”, ndërsa ndiqte dy kurse atë të Informatikës dhe Anglishtes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ai jetonte në banesë vetëm me mamanë dhe dy motrat e vogla 10 dhe 3 vjeçe, kurse babai punon marinar në flotën tregtare të Danimarkës.

Mediat raportojnë se ky i fundit pasi ka marrë vesh për vdekjen e të birit, ka tentuar vetëhidhej në det për t’u mbytur, pasi ishte në lundrim në brigjet e Skocisë.

Të afërm të familjes Peçi, jashtë kamerave thonë se 17-vjeçari bullizohej në shkollë, e cila nuk përjashtohet si pistë hetimi, e cila mund ta ketë çuar Vehip Peçin drejt aktit ekstrem. Por, ndërkohë, Zyra Vendore Arsimore në Gjirokastër pretendon se nuk ka të dhëna për bullizëm në gjimnazin “Siri Shapllo”.

Gjithsesi, duhet theksuar se ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak kohësh, ku një nxënës i shkollës “Siri Shapllo” të Gjirokastër i jep fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur. Kjo për shkak se rreth dy muaj më parë, ky komunitet u trondit dhe nga vetëvrasjen e 17-vjeçares Irsa Muçollari, nxënëse e klasës së 10-të C.

Edhe për bashkëmoshataren e Vehip Peçit, arsyet e kryerjes së aktit ekstrem mbeten ende mister, teksa tragjeditë përsëriten, ende nuk ka asnjë dorëheqje që dikush të mbajë përgjegjësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button