BOTASTAR CHANNEL

Tjetër incident në SHBA, avioni me rreth 300 pasagjerë merr flakë në pistën e aeroportit

Motori i një avioni të Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pasagjerët, rreth 300, u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

FAA ka deklaruar se do të hetojë ngjarjen.

Reklama në FieriWeb

Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.

Delta tha se fluturimi 1213 kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime. Ekuipazhi “ndoqi procedurat e evakuimit” kur vunë re flakë në sistemin e shkarkimit të njërit prej dy motorëve, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button