POLITIKËSTAR CHANNEL

“Thonë Agroni është bërë me Ramën”, Shehaj: Kanë nxjerrë Flamur Nokën për të më sulmuar, po të luftonin si unë…

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga një takim me qytetarët në Kavajë, ka reaguar ndaj sulmeve të Flamur Nokës, duke e quajtur të pavërtetë akuzën se ai bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Shehaj theksoi se nëse Partia Demokratike do ta kishte luftuar Ramën me vendosmëri, siç ka bërë ai vetë, ndoshta sot Rama nuk do të ishte më në pushtet.

‘Kanë filluar që të bezdisen nga biseda dhe mesazhet tona dhe nga ajo që ne duam të bëjmë dhe na thonë se ne qenkemi kundër opozitës. Ne nuk duam vetëm rotacionin politikë ne duam ndryshimin. Ne jemi partia që përfaqëson ata që nuk kënaqen vetëm me rotacionin politikë, ne duam ndryshimin prandaj jemi këtu. Tani kanë nxjerr Flamur Nokën që më sulmon dhe thotë Agroni bërë me Ramën. Nëse ata do kishin luftuar Ramën ashtu si e kam luftuar unë, mbase Rama s’do të ishte sot në pushtet’, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ai theksoi se Partia Mundësia nuk përfaqëson thjesht një rotacion politik, por synon të përmbysë një sistem që i ka penguar shqiptarët të ecin përpara. “Qytetarët e ndershëm janë ata që e kanë çuar Shqipërinë përpara, jo qeveritë. Qeveritë vetëm i kanë penguar,” tha ai.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Shehaj theksoi rëndësinë e qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, duke e konsideruar atë si vendin ku do të nisë ndryshimi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin mbështetje Partisë Mundësia dhe ta përçojnë mesazhin e saj veçanërisht te të rinjtë.

‘Nuk ja në qeveritë që e kanë bërë Shqipërinë më të mirë por puna e qytetarëve të ndershëm e atyre që kanë punuar dhe nëse shqiptarët janë të pakënaqur që i kanë penguar që ata të mos bënin më shumë. Pengesa e çdo shqiptari janë shteti dhe qeveristë që u thonë ne do t’ju bëjmë më të pasur. Kavaja është e rëndësishme, sepse bënë pjesë edhe në qarkun e Tiranës dhe ndryshimi do të fillojë nga qarku i Tiranës. Ne duam që të mbledhim vota dhe ti shtrijmë votën të gjithëve përqëndrohuni tek të rinjtë kjo është e rëndësishme. Ne të gjithë vendosin do të marrim deputet, por Tirana është më e rëndësishme sepse ka më shumë deputet. Asnjë parti ska hyrë në parlamnet pa pasur mbështetjen e PD ose PS. Ne po bëjmë histori dhe ky është hapi i parë’, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button