KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr në katin e shtatë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier – nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë në katin e shtatë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Banorët e pallatit kanë qenë të parët që kanë vënë re flakët dhe tymi që dilte nga banesa, duke njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në kohë, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat e tjera.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku janë djegur disa orendi shtëpiake. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një sobë gatimi që është lënë ndezur.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button