KRONIKËSTAR CHANNEL

Artan Hoxha: Ngjarjet në Lezhë dhe Tiranë nuk kanë lidhje mes tyre, janë dhënë informacione të rreme për të devijuar të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ngjarja tragjike në Pllanë të Lezhës, ku u vra babai i Sidorel Prendit, dhe atentati i armatosur në Tiranë ku mbetën të plagosur katër persona, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sipas tij, janë dhënë qëllimisht informacione të pasakta për të devijuar të vërtetën dhe për të ngatërruar pistat hetimore.

Hoxha theksoi se bashkëshortja e Sidorel Prendit nuk disponon një automjet tip “G-Class”, siç u raportua fillimisht se ishte përdorur në ngjarjen e Tiranës. Ai u shpreh se autorët janë afruar shumë pranë mjetit, duke pasur mundësinë të identifikonin personat që ndodheshin në të, çka përjashton mundësinë e një objektivi të gabuar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Janë dhënë kastile të dhëna të gabuara për të devijuar të vërtetën. Autorët nuk e kanë ndjekur hiç. Ata kanë punuar më herët, kanë kontrolluar zonën, kanë zgjedhur një segment ku nuk ka valë telefonike dhe nuk ka kamera sigurie”, tha Hoxha.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Sipas tij, atentati në Tiranë është kryer në një zonë pranë TEG-ut, në një rrugë të izoluar dhe pa ndriçim, ku shpejtësia e mjeteve ulet. Autorët kanë përdorur motor për t’u afruar dhe kanë qëlluar me intensitet të lartë – 56 predha nga armë automatike, çka tregon një përgatitje të mirë dhe dijeni të mundshme për kundërpërgjigje të mundshme nga objektivi.

Gazetari theksoi gjithashtu se viktimat e plagosura përfshijnë fëmijë, njëri prej të cilëve ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale dhe është dërguar për trajtim në Itali me ndërhyrjen personale të kryeministrit. Ai shtoi se fëmija 11-vjeçar ndjek shkollën me djalin e kryeministrit dhe fëmijë të tjerë të personazheve të njohur në vend.

“Rruga ku ndodhi atentati është ajo ku kalon dy herë në ditë kryeministri. Është turp që në një nga zonat më të sigurta të kryeqytetit ndodhin ngjarje të tilla. Tani është koha të zbulohet kush janë autorët dhe urdhëruesit”, përfundoi Hoxha.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button