KRONIKËSTAR CHANNEL

Kapen me 30 kg koka*në të fshehur në makinë, policia zvicerane arreston dy shtetasit shqiptarë

Tridhjetë kilogramë kokainë të fshehura në makinë.

Ky është zbulimi i bërë gjatë një inspektimi nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) në Zvicër.

Reklama në FieriWeb - “”

Transportuesit ishin një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri.

Dy shqiptarët u morën në pyetje dhe u arrestuan më pas nga oficerët e Policisë Kantonale të Tiçinos, qyteti Chiaso në kufi me Italinë. Hipoteza kriminale ndaj tyre është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimi i koordinuar nga prokurori publik Luca Losa do të duhet të rindërtojë rrugën e drogës, e cila nga kontrollet e para nuk rezulton të jetë e destinuar për në territorin italian.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button