BOTASTAR CHANNELVIDEO
VATIKAN/ Trupi i Papa Françeskut vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit, nisin HOMAZHET publike

Trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit këtë mëngjes, ku do të mund të bëhen homazhe përpara varrimit, që do të mbahet ditën e shtunë.
Ceremonia e zhvendosjes së trupit nga rezidenca Casa Santa Marta do të jetë në orën 09:00, ndërsa Kardinali Kevin Farrell do të udhëheqë një lutje të veçantë. Ndërsa, janë bërë me dije edhe oraret, kur do qëndrojë e hapur Bazilika për qytetarët.
Bazilika do të qëndrojë e hapur për publikun në këto orare:

E mërkure, 23 Prill: 11:00 – 24:00
Enjte, 24 Prill: 07:00 – 24:00
E premte, 25 Prill: 07:00 – 19:00
Që prej orëve të para të ditës, turma vizitorësh janë parë përpara Bazilikës, për të nderuar Papën.