KRONIKËSTAR CHANNEL

Gruaja ushtronte pro*titucion në banesë, bashkëpunëtori u bënte foto intime klientëve dhe i shantazhonte për t’u marrë para! Vihen në pranga

Një grua është vënë në pranga, nën akuzë për ushtrimin e prostitucionit nën Durrës.

Në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i saj, i cili dyshohet se u bënte foto klientëve dhe i shantazhonte për t’u marrë pasa.

Reklama në FieriWeb - “”

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se 49-vjeçarja me iniciale A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës një shtetasi në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar klientin me thikë dhe i kanë marrë 65000 lekë.

Gjatë operacionit policor, u arrestua edhe një 21-vjeçar, pasi ishte bashkë me 40-vjeçarin dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasit R. L. dhe A. H., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prostitucioni”, si dhe për 21-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button