POLITIKËSTAR CHANNEL

Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Mosrespektimi i protokolleve nga kompania, zarfe pa fletë votimi

Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.

“Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.

Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.

Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.

Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.

Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.

Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, sipas letrës së dërguar nga Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Vota e diasporës/ PS ankesë në KQZ: Mosrespektimi i protokolleve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button