KRONIKËSTAR CHANNEL

“Dosja Partizani”, Avokati: Më 5 maj jepet vendimi përfundimtar, Berisha s’ka më asnjë mundësi për ta zvarritur

Ditën e sotme çështja për kreun e PD-së, Sali Berisha sa i takon dosjes “Partizani” u shty sërish duke sjellë kështu një zvarritje të procesit gjyqësor.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Për “Tirana Live” në ABC News avokati Arbër Hoxha tha se sipas ligjeve afati për të marrë një vendim në seancën paraprake është nga 30 ditë e deri në 6 muaj. Sipas avokatit Berisha nuk mund që ta zvarrisë më çështjen pasi sipas tij ka përdorur çdo mjet të mundshëm. Avokati parashikon se gjykata do të marrë një vendim përfundimtar më 5 maj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Shumë rrallë ka ndodhur që të ketë përfunduar data e afatit. Berisha ka falënderuar personalisht gjyqtaren dhe më pas sipas tij ajo humbi integritetin qoftë profesional. Nuk ka ngelur asgjë për t’u paraqitur, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ishte e fundit. Pas datës 5 maj nuk mund të ketë më shtyrje, nëse do të jenë gjetur avokatët për të pandehurit. Edhe nëse s’do të jetë pala do të shpallet vendimi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Vendimi mund të shtyhet vetëm në rastet e ndonjë tërmeti, përmbytjeje, fatkeqësie natyrore ose nëse vijnë na pushtojmë. Vetëm në të tilla raste mund të shtyhet shpallja e vendimit, në rastet e tjera vendimi do të jepet. Mendoj që të gjitha gjasat janë që të shpallet vendimi. Mendoj se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares do të rrëzohet, pasi ka raste specifike kur përjashtohet një gjyqtare. 

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Anshmëria që pretendon Berisha nuk është një rast specifik. Berisha ka kryer të gjitha mundësitë për zvarritur rrëzimin gjyqësor. Me 5 maj mundësia më të mëdha ligjore është pushimi i çështjes, por mundësia më e vogël është kthimi i çështjes për rigjykim”, tha avokati.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button