KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Logo”, në pranga 40-vjeçari që vodhi aksesorë me vlerë mbi 11 mijë euro

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Logo”, duke arrestuar një 40-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjesh në të njëjtin dyqan.
Shtetasi E.(D.) D., banues në Tiranë, u kap dhe u vu në pranga nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një hetimi disamujor. Sipas të dhënave zyrtare, ai dyshohet se gjatë katër muajve të fundit ka vjedhur shtatë palë syze me vlerë totale rreth 11 200 euro.
I arrestuari rezulton të jetë i dënuar më parë për të njëjtin krim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer prej tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.