KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Goditën me send të fortë një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30 në fshatin Cakran, Fier, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me dhunë fizike.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi M. S., 37 vjeç, në bashkëpunim me djalin e tij 17-vjeçar, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç. Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, por janë kapur dhe shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Fier falë reagimit të shpejtë të efektivëve të Policisë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.