Fier: “Energjia, e gjetëm në kolaps total”, Balluku: Linjat e transmetimit, rol me rëndësi. Lidhja me Italinë, plani me rëndësi

Zëvendëskryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot në Fier, arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, investimet e realizuara në këtë sektor dhe objektivat afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit 2030.
“Në 2013 sektori energjitik ishte në kolaps të plotë, të gjitha asetet gjeneruese ishin të pamirëmbajtura, nuk bëhej fjalë për një rrjet të digjitalizuar. Shkëputjet e energjisë ishin për disa orë gjatë ditës humbjet financiare shkonin në 710 milionë euro duke krijuar një kaos në të gjithë sektorin. Në atë moment, kemi edhe privatizimin e 3 HEC-eve, duke krijuar një gap në të gjithë sistemin e prodhimit. Kemi privatizimin e OSSH në një atë duke krijuar një situatë edhe më të rëndë në sektorin energjitik.
Ndërkohë, se është mirë të fokusohemi si ka evoluar gjithë sektori deri më sot, kush kanë qenë ndërhyrjet që ne kemi bërë, duke nisur nga reforma deri te planet e të ardhmes. Ka një vëmendeshje të vecantë ndaj KESH, duke nisur me Vaun e Dejës, HEC Koman, apo në Fierzë për të krijuar një rikonstruksion të digave të kaskadës, monitorimi në kohë reale dhe digjitalizimi i proceseve.
Do të ndaloja te viti 2019, ku në banzë të një strategjie kombëtare nisim një proces të gjerë të diversifikimit të prodhimit. Deri në ato momente kemi qenë në varësi të prodhimit hidrik, me varësi nga moti. Në vitet e thata kemi vuajtuar jo vetëm nga importet por edhe cmimet e larta. Për këtë në 2019, vendosëm të zhvillonim një lloj tjetër diversifikimi, duke nxitur sektorin privat, por jo vetëm në parqet e vogla fotovoltaike. Në 2019 nisëm me ankandet e para që kishin si component edhe tokën e vendosur nga shteit. Na u shpërblye me vendimmarrje të rëndësishme, në treg futen edhe kompani të huaja shumë të zhvilluara, si në Karavasta dhe Spitallë me Voltalia. Me një bashkëpunim shumë të ngushtë të gjitha janë kapërcyer, sot me krenari themi se Karavastaja është model për t’u ndjekur. Presim rezultatet nga Spitalla, ndërsa kemi rijetëzuar projektin e Akërnisë.
Paralelisht sektori privat me iniciativë të fuqishme ka ndërtuar parqe të tjera fotovoltaike, sot kemi 10 % të energjisë të rinovueshme që vjen nga parqet fotovoltaike. Përvec të veriut kemi polin nga qendra në jug. Kemi nisur një studim që do na japë për të ardhmen një hartë sit ë vijojmë me tregun energjitik. Nuk mjafton vetëm të prodhohet. Kohët janë sfiduese. Dje morëm njoftim për ndërprerje në Spanjë dhe Portugali, sot vendet shpallën gjendje emergjence nga rënia e rrjeteve të transmetimit. Thënë kjo transmetimi luan një nga rolet më të rëndësishme. Sot jemi të fokusuar jo vetëm dhe prodhimi por edhe te transmetimi, për të krijuar sigurinë energjitike. Thënë kjo, duke ndjekur edhe linjat e transmetimit kemi nisur të incentivojmë edhe linjat e tjera, duke investuar në rrjetet e transmetimit. Siç janë edhe rastet e eolikëve që nisin nga Tropoja.
Linjat e transmetimit, tashmë kur sot në Shqipëri prodhohen mbi 200 megavat orë, vetëm nga iniciativa e pjesës së autoprodhuesve. Shqipëria është e lidhur mirë me rajonin, sot jemi në një fazë të ngritjes së kapaciteteve të reja. Linja me Greqinë do trefishohet, presim të dorëzojmë linjën e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut, shpresojmë që fqinjët të jenë duke ecur me ritmet tona. Lidhja e poleve me fuqinë 400 megavat orë, mbetet e rëndësishme. Ndërlidhja mes Shqipërisë dhe Italisë, një nga planet tona më me rëndësi, duke i dhënë kështu sistemit elektroenergjitik një tjetër component të rëndësishëm, ndërlidhjen me një pjesë të BE. Janë tregu i vërtetë që kërkojmë të aksesojmë përmes kësaj linje nënujrore.”- u shpreh Balluku.