KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Itali: 27-vjeçarja shqiptare gjendet pa jetë, e lidhur pas një peme

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, pasi 27-vjeçarja Ermela u gjet pa shenja jete në rajonin Molise, në rrethana ende të paqarta. Trupi i saj u zbulua i lidhur pas një peme, duke ngritur dyshime të forta për një akt kriminal.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

E reja, e cila ishte nënë e një djali 7-vjeçar, ishte shpallur e zhdukur disa orë më parë nga ish-bashkëshorti i saj, i cili nisi ta kërkonte pas humbjes së kontaktit me të. Ishte pikërisht ai që e gjeti trupin dhe njoftoi menjëherë autoritetet dhe shërbimet mjekësore, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për ta shpëtuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ermela ishte e njohur në komunitetin lokal, ku punonte pranë një qendre për emigrantët dhe vlerësohej për përkushtimin e saj si nënë dhe si profesioniste. Të afërmit dhe fqinjët tregojnë se djali i saj ishte qendra e jetës së saj.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje horror vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet italiane janë në pritje të rezultateve të autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button