KRONIKËSTAR CHANNEL

Shpë*thim me lëndë pla*ëse në një lagje periferike të Elbasanit, dëme materiale në disa apartamente

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës një lagje periferike të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 pranë një blloku banimi në afërsi të përroit të Zaranikës, në lagjen “Banesa”.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas burimeve zyrtare, lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit, shumë pranë hyrjes së një apartamenti. Si pasojë e shpërthimit, janë shënuar dëme materiale, përfshirë thyerjen e xhamave të dritareve në disa apartamente përreth.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa forcat e rendit vijojnë punën për sigurimin e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button