KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet një efektiv policie në Lezhë, shkaktoi aksident i dehur

Një efektiv policie në Lezhë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident automobilistik në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në pranga raportohet se është vënë punonjësi i Policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjia “Caraj”, Lezhë, ndërsa drejtonte automjetin tip Nisan është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga shtetasi F. N., si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l.” – thuhet në njoftimin e AMP-së.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button