POLITIKËSTAR CHANNEL
Diaspora/ Mbi 102 mijë fletë votimi mbërrijnë në KQZ, problematike mbetet Greqia! Janë kthyer 12 mijë vota nga 68 mijë në total

102 197 zarfe me votat e diasporës në total kanë mbërritur në KQZ. Sipas të dhënave zyrtare, numrin me të lartë të kthimeve të zarfeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania me 15 158 dhe Greqia me 12 040.
Shteti helen ka pasur një përmirësim, por sërish mbetet problematike. Nga SHBA kanë mbërritur 9 757 zarfe me votat, nga Mbretëria e Bashkuara 7 807, Franca 2 721 etj.
Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, Durrësi me 14 151 vota, Fieri me 11 500, Elbasani 9 982 etj.