KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier – Arrestohen 6 shtetas, mes tyre 3 të shpallur në kërkim kombëtar

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 3 ishin të shpallur në kërkim kombëtar.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin S. L., 52 vjeç, i kërkuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në Lushnjë, Policia vuri në pranga H. L., 32 vjeç, i kërkuar nga DVP Durrës për “Vjedhje” dhe “Mashtrim”, pasi nuk kishte paguar qiranë për 4 muaj dhe kishte vjedhur sende nga banesa ku qëndronte me qira në Durrës. Ai u dërgua pranë autoriteteve përkatëse në Durrës.

Po ashtu, në Fier, u ndalua shtetasi L. A., 45 vjeç, nga fshati Cakran, pasi dyshohet se ka kanosur një 73-vjeçar për ta detyruar të tërhiqte një kallëzim penal për një aksident.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në Patos, u arrestua A. B., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në Divjakë, u arrestua shtetasi E. Gj., 57 vjeç, i cili u kap jashtë banesës ndonëse ndodhej nën masën “Arrest në shtëpi” për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ndërkohë, në Cakran, u ndalua F. H., 22 vjeç, pasi me automjetin e tij përplasi një këmbësor 59-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button