Aksident në aksin Çermë-Divjakë/ Përplaset nga një automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit

Aksident në rrugën e hyrjes në Divjakë.
Një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.
Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i Benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.
Divjakë/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:30, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 78 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.