KRONIKËSTAR CHANNEL

E reja në Vlorë humb kontrollin e mjetit, përfundon në lumë bashkë me dy fëmijët, ja gjendja e tyre shëndetësore

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ku një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në lumë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, ku shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.

Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button