Shqiptari tenton të hapë derën e avionit që fluturonte nga Zvicra në Prishtin, udhëtarët i hidhen sipër dhe e ndalojnë

Një incident që fatmirësisht është parandaluar nga udhëtarët, ka ndodhur në fluturimin e djeshëm Gjenevë-Prishtinë. Një shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit, por është ndaluar nga udhëtarët.
Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara në mediat sociale në Kosovë, kanë qenë disa persona që janë hedhur mbi të riun sapo kanë parë që ai do të hapte derën e avionit, ndërsa më pas dy djem të tjerë e kanë mbajtur të neutralizuar derisa në bord janë futur policët.
Gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës ne momentet qe avioni po kryente manovrat e fundit per tu ngritur.
Nga veshja e policëve që janë paraqitur në avion për të shoqëruar personin në fjalë, dallohet që janë uniforma të Policisë së Zvicrës. Nga pamjet, dëgjohen ofendime dhe të shara që udhëtarët shqiptarë lëshojnë drejt të riut.
Në një moment, në fund të videos, personi debaton me një të moshuar që e ofendon për veprimin që kishte në mendje të ndërmerrte, duke rrezikuar jetët e të gjithë udhëtarëve dhe ekuipazhit, kryesisht shqiptarë të Kosovës.