KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier: Finalizohet operacioni “Fast Reaction”, arrestohet 27-vjeçari që dhunoi dhe mbante peng bashkëjetuesen italiane

Një operacion i shpejtë dhe i koordinuar mes Policisë së Fierit, Forcës së Posaçme Operacionale dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë ka çuar në arrestimin e një 27-vjeçari në fshatin Cakran.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Operacioni i koduar “Fast Reaction” u ndërmor pas njoftimit nga autoritetet italiane se një shtetase e tyre mbahej pa dëshirë në një banesë në Cakran nga bashkëjetuesi i saj, i cili e dhunonte. Menjëherë, shërbimet e “Shqiponjave” në Fier, të mbështetura nga Forca e Posaçme Operacionale dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane të sigurisë, ndërhynë në terren.

Shtetasi Albion Islami, 27 vjeç, me precedent penal për dhunë në familje dhe vjedhje, u kap në tentativë për t’u larguar me një automjet të marrë me qira. Viktima, shtetasja italiane, u shpëtua dhe iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri. Fatmirësisht, ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Fierit për vijimin e hetimeve, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button