Sot dalin emrat e fituesve të Lotarisë Amerikane DV-2026

Tiranë, 4 maj 2025 – Sot është dita zyrtare e shpalljes së rezultateve për Lotarinë Amerikane DV-2026. Të gjithë aplikantët që morën pjesë në procesin e aplikimit në tetor-nëntor 2024, mund të kontrollojnë nëse janë përzgjedhur duke filluar nga ora 18:00 me orën shqiptare (12:00 mesditë me orën e Uashingtonit).
Rezultatet publikohen ekskluzivisht në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit të SHBA:
Për të parë rezultatin, aplikantët duhet të kenë:
- Numrin e konfirmimit (Confirmation Number),
- Emrin dhe mbiemrin e saktë,
- Datën e lindjes.
Autoritetet amerikane kujtojnë se nuk dërgojnë njoftime përmes emailit apo mesazheve telefonike. Çdo komunikim zyrtar bëhet vetëm përmes platformës së mësipërme.
Procesi i Lotarisë Amerikane u jep mundësinë mijëra personave nga e gjithë bota të fitojnë një vizë të përhershme (Green Card) për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.