BOTAKRONIKË

Reperi Diddy përballet sot me drejtësinë në SHBA! Rrezikon burgim të përjetshëm

Gjykimi penal ndaj reperit dhe producentit të njohur amerikan Sean “Diddy” Combs nis të hënën në Nju Jork, me përzgjedhjen e jurisë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Ai përballet me akuza të rënda që përfshijnë trafikim seksual dhe transport për qëllime prostitucioni.

Nëse shpallet fajtor, Combs mund të përballet me burgim të përjetshëm, për shkak të akuzës kryesore për konspiracion kriminal, ndërsa akuzat për trafikim seksual mbartin një dënim minimal prej 15 vitesh.

Çfarë përmbajnë akuzat?

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas prokurorëve, Combs akuzohet se ka organizuar rrjete shfrytëzimi seksual, duke përfshirë drogim dhe detyrim të grave për marrëdhënie seksuale, shpesh nën kërcënimin e armëve ose dhunës.

Gjatë një bastisjeje në vilën e tij në Los Anxhelos, u gjetën materiale që sipas policisë ishin të destinuara për “orgji të organizuara”, përfshirë substanca narkotike dhe mbi 1,000 shishe vaj për bebe.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Veç çështjes penale, Combs përballet me dhjetëra padi civile për përdhunim dhe dhunë seksuale, disa prej të cilave vijnë nga akuza që datojnë që nga viti 1991. Një nga paditë më të bujshme u bë nga ish-partnerja e tij Cassie në fund të vitit 2023, e cila e akuzoi për përdhunim dhe dhunë fizike. Padi të tjera janë paraqitur nga më shumë se 100 persona, sipas avokatit Tony Buzbee.

Në maj 2024, CNN publikoi një video ku shihet Combs duke goditur brutalisht Cassie në një hotel në vitin 2016. Ai e pranoi incidentin dhe kërkoi falje publike.

Diddy ndodhet në paraburgim që nga 16 shtatori 2024, në burgun Metropolitan Detention Center në Brooklyn. Kërkesat për lirimin e tij me kusht janë refuzuar nga gjykata, e cila e cilëson si rrezik për arratisje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Prokurorët pretendojnë se ai ka shkelur rregullat e burgut duke kontaktuar dëshmitarë të mundshëm dhe ka bërë “përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar në dëshmitë e tyre”.

Sa do të zgjasë gjyqi?

Gjyqi do të zhvillohet në Gjykatën Federale të SHBA në Manhattan dhe pritet të zgjasë rreth katër javë: tre për akuzën dhe një për mbrojtjen. Procesi është publik, por nuk do të transmetohet në media dhe nuk lejohen kamera apo pajisje elektronike brenda sallës së gjyqit.

Sean Combs i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar si të pabaza dhe si përpjekje për përfitime financiare. Avokatët e tij pretendojnë se ai po përballet me një sulm të padrejtë për shkak të racës dhe mënyrës së jetesës së tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button