BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Ngarkesë e dyshimtë me vlerë 60 milionë franga zbulohet në dërgesën me kafe/ Tre shqiptarë përballen me akuza, pakot mbërritën në fabrikën e Nespresso-s

Prokuroria publike e Bazelit në Zvicër ka ngritur akuzë ndaj tre shqiptarëve, pasi akuzohen se kanë trafikuar një sasi rekord prej 500 kilogramë kokainë. Sipas mediave të huaja kokaina ishte porositur në Brazil dhe do vinte me kontejner në Bazel në fillim të majit 2022. Gjithashtu në kontejner ishin 300 thasë me kafe dhe 20 thasë me kokainë.

Punonjësit e saj u habitën kur panë substancën e bardhë. Policia zbuloi se ishin tre shqiptarë 20, 31 dhe 34 vjeç, që kërkonin nëpër kontejnerë për të gjetur drogën. Pasi nuk e gjetën në kohë, ajo u transportua te blerësi legjitim, kompania Nespresso.

Kompania sqaroi se droga nuk ka rënë në kontakt me asnjë nga produktet që përdoren për prodhim në kompaninë e saj. Sipas hetuesve, droga ishte e pastër nga 97 deri 100 pqrqind. Ajo kapte një vlerë shitje prej 60 milionë franga zvicerane.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button