KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Peshkopi, polici dhe një ndihmës berber plagosen rëndë – shoferi dyshohet i dehur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30 në dalje të qytetit të Peshkopisë, në kryqëzimin e njohur si “Velia”. Një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga 27-vjeçari Alban Shoti, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një berberhane, duke përfunduar brenda ambienteve të saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhej në detyrë, dhe një ndihmës berber që ndodhej në ambientet e biznesit në momentin e ngjarjes. Gjendja shëndetësore e punonjësit të policisë raportohet të jetë shumë e rëndë.

Efektivi i policisë ishte në shërbim për mbarëvajtjen e trafikut në kuadër të mitingut përmbyllës të opozitës, i cili ishte planifikuar të mbahej në orën 19:00 nga kryetari Sali Berisha në qytetin e Peshkopisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është shoqëruar në komisariat dhe po i nënshtrohet veprimeve të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button