POLITIKËSTAR CHANNEL

Odise Plaku shpreh mbështetjen për Ramion Kurtin: “Një figurë me vlera që Fierit i duhet”

I njohur për angazhimin e tij në jetën publike, Odise Plaku ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e Ramion Kurtit në Fier. Në një deklaratë publike, Plaku vlerëson cilësitë njerëzore dhe drejtuese të Kurtit, duke theksuar rëndësinë e figurave të reja në politikën lokale.

“Nëse do të kisha të drejtën e votës në Fier, pa asnjë ngurrim do të mbështesja Ramionin. Ai është një djalë me cilësi dhe virtyte të mrekullueshme, të trashëguara nga familja e tij. Sot kemi më shumë se kurrë nevojë për vizione të reja dhe përfaqësime dinjitoze,” shprehet Plaku.

Sipas tij, Ramioni ka dëshmuar kapacitetet e tij jo vetëm në aspektin drejtues, por edhe në marrëdhëniet njerëzore e familjare, ndërsa thekson bindjen se komuniteti fierak do ta vlerësojë figurën e tij “përtej ngjyrave politike”.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button