KRONIKËSTAR CHANNEL

Tronditet Hasi: Vrasje për pronën në fshatin Pla, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Pla të Hasit, ku një konflikt për çështje pronësie ka përfunduar në tragjedi. Viktima është identifikuar si Rushit Sallahu, 34 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga Ylje Jaku, 41 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 16:40 dhe menjëherë shërbimet policore, të mbështetura edhe nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, mbërritën në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, autori i dyshuar u arrestua në flagrancë dhe iu sekuestrua arma e krimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button