Krimi në Has/ I dhunuan prindërit një ditë më parë pas sherrit për pronën, djali kthehet nga Anglia dhe vret 34-vjeçarin

Prona është bërë shkak për konfliktin e zhvilluar mes dy familjeve në Has. 34 –vjeçari Ryshyt Sallahu u vra ditën e sotme me armë nga 41-vjeçari Ylber Jaku, për motive pronësie. Sherri sipas informacioneve ka nisur një ditë më parë, ku disa persona të fisit Sallahu në mesin e tyre edhe një vajzë 21 vjeçare kanë dhunuar çiftin e moshuar A. Jaku 65 vjeç dhe V. Jaku 60 vjeçe (bashkëshortë) ku gruaja vijon në spital në gjendje të rëndë.
Ka qenë 21-vjeçarja Artiola Sallahu, ajo e cila me një send të mprehtë, dyshohet sëpatë, ka goditur ciftin Jaku, e cila më pas është arrestuar nga uniformat blu.
Ndërkohë ABC News mëson Ylber Jaku jetonte në Angli, dhe pas konfliktit në të cilin ishin dhunuar prindërit e tij, ka prerë biletën dhe më pas ka mbërritur në Has, aty ku edhe ka kryer vrasjen.