“Më 11 maj të votojmë për të ardhmen”, Balluku nga Fieri: Të korrim me autokombajnë, punën e këtyre viteve

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u bëri thirrje qytetarëve thirrje për një pjesëmarrje aktive për zgjedhjet e 11 majit.
Nga Fieri, qarku të cilin njëkohësisht ajo drejton, Balluku tha se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria me “autokombajnë” të korrë suksesin e punës që ka bërë në këto 12 vite.
Fjalën e kishte pikërisht për punën dhe përpjekjet e vendit tonë për t’u integruar në Bashkimin Europian, dhe shpërblimi i kësaj lodhjeje do të jetë pikërisht pasaporta europiane, që do i bëjë shqiptarët të ndjehen të barabartë mes të barabartëve të Europës.
“Zoti na ka dhënë dielli, na ka dhënë dy dete, na ka dhënë malet e larta nga Korabi e deri në Malin e Gjerë. Na ka dhënë fushat pjellore, kodrat, zemrën. Ne kemi dhe diçka, ne nuk kemi më kohë për të humbur, të rinjtë, të rejat, burrat, gratë, pensionistët të cilët e kanë mbështetur Ramën. Dhe në mandatin e katërt do të jenë ata fokusi ynë. Shqiptarët e diasporës sot janë me kokën lart, sepse sot për Shqipërinë flitet për turizmin, ekonominë.
Duhet të shkojmë drejt kutive të votimit, drejt të ardhmes, për fëmijët tanë. Ne kemi lindur në zemër të Evropës, nuk kemi ardhur nga askund, kemi lindur këtu, prandaj ne duhet që të të certifikohemi dhe të ulemi në atë tryezë. Populli shqiptar ka bërë gjithë ato detyra, ndaj më 11 maj motra dhe vëllezër duhet të shkojmë të kutitë e votimit, që të korrim se çfarë kemi mbjellë. Nuk do korrim me drapër, por me autokombajnë”, tha zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.