POLITIKËSTAR CHANNEL

“Orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën”, Rama ndan mesazhin e fundit para mbylljes së fushatës

Pak para mbylljes së fushatës në Tiranë, që do të shënojë edhe mbylljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Rama ndan një video me ndjekësit në rrjetet sociale. Ndër të tjera Rama komentoi edhe votën e diasporës, për të cilën tha se numrat janë inkurajues sa I përket pjesëmarrjes, ndërsa shtoi se me zip ret të mësojë edhe vendimin e saj.

Reklama në FieriWeb

“Orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën, pas pak kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit. Ndërkohë që në 19:30 Tirana do i japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku ndodhen dhe më vjen mirë që ka patur një lëvizje domethenëse ditët e fundit nga ana e atyre që kishin mbetur ende pa i dërguar zarfat, numrat janë inkurajues të shohim si do jetë pjesëmarrja por pa diskutim që trendi që në krye të herës na tregoi se do kishim një pjesëmarrje shumë të madhe nga ana e shqiptarëve jashtë kufijve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Unë jam i lumtur që i dhamë mundësinë të votojnë, që ata e shfrytëzuan këtë mundësi për votën e parë në histori të shqiptarëve jashtë por edhe për këtë sfidë të Shqipërisë me historinë në 11 maj. Dhe jam shumë kurioz të shoh vendimin e diasporës, ndikimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh. Në 19:30, do të jemi së bashku me Tiranën për Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE”- tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button