POLITIKË

Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore/ Të dielën 3,7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit

Ditën e diel do t’u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë që sot është heshtje zgjedhje, mbrëmë PS dhe PD mbyllën fushatën zgjedhore në Tiranë ku dy liderët kryesorë të dy forcave politike në vend dha mesazhet e tyre për votuesit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Socialistët zgjodhën “Parkun Olimpik” si vendin kryesor për të mbyllur fushatën zgjedhore, ndërsa demokratët u pozicionuan në krahun tjetër të Tiranës në “Bulevardin e Ri”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Flamujt kuqezi të BE dhe SHBA mbizotëronin në të dyja “sheshet’ ku simpatizanët dhe anëtarët e dy forcave politike ishin grumbulluar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kryesocialisti Edi Rama ishte shoqëruar në këtë takim përmbyllës nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha shoqërohej nga strategu i fushatës së tij, amerikani Chris LaCivita.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Plot 1 orë e 30 minuta zgjati ky takim elektoral i të dyja forcave politike, ku ashtu siç ndodhi gjatë këtyre katër javëve që lamë pas, mesazhi kryesor i dy liderëve ishte i njëjtë.

Edi Rama kërkoi edhe njëherë votën për një mandat të katërt për të çuar Shqipërinë në BE, ndërsa Sali Berisha foli sërish për ulje taksash e rritje pagash e pensionesh.

Në të dyja mitingjet përmbyllëse ishin kandidatët e çdo qarku ata që përshëndetën të pranishmit para se të flinin liderët respektivë, Rama dhe Berisha.

Ndryshe nga mitingu i PS në atë të PD folën edhe miqtë e ftuar të Berishës, Elmar Brok dhe strategu i fushatës Chris LaCivita, ndërsa përshëndeti me një fjalë nga qelia edhe aleati i PD-së Ilir Meta, i cili do të jetë në listë të hapur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button