AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier – 101-vjeçarja Fadile Nuhaj mohohet të drejtën e votës, djali denoncon rastin në media

Një rast i pazakontë është regjistruar ditën e zgjedhjeve në Fier, ku znj. Fadile Nuhaj, 101 vjeç, është përballur me pamundësinë për të ushtruar të drejtën e saj kushtetuese për të votuar. Sipas denoncimit të bërë nga djali i saj, autoritetet zgjedhore i kanë komunikuar se nëna rezulton e çregjistruar nga lista e votuesve, pa ndonjë njoftim apo shpjegim paraprak.

Reklama në FieriWeb

“Është turp që nëna ime, e cila ka jetuar gjithë jetën në këtë vend dhe mezi priste të votonte, është përjashtuar pa të drejtë nga procesi. Kërkoj sqarim nga institucionet për këtë padrejtësi,” – deklaroi djali i saj për mediat.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Familja Nuhaj kërkon një reagim urgjent nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucionet përgjegjëse, ndërsa rasti ka ngjallur reagime dhe shqetësim publik mbi saktësinë e listave zgjedhore dhe të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në votime.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga KQZ lidhur me këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button