KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia nis procedim penal ndaj Flamur Nokës pas incidentit në qendrën e numërimit në Vorë

Policia e Shtetit ka nisur një procedim penal ndaj sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka, pas një incidenti të ndodhur në një qendër numërimi në Vorë. Sipas burimeve zyrtare, Noka është përfshirë në një përplasje fizike dhe verbale me një qytetar të pranishëm në qendër, ku dyshohet se e ka kapur për parakrahu dhe e ka kërcënuar.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja ka ndodhur në kushtet e një tensioni të lartë gjatë procesit të numërimit të votave, ndërsa pamjet e incidentit janë bërë publike në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta. Policia ka nisur hetimet për veprat penale të kanosjes dhe pengimit të procesit zgjedhor.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Flamur Nokës apo Partisë Demokratike në lidhje me këtë ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button