POLITIKËSTAR CHANNEL

Fier: Ndërpritet përkohësisht numërimi i votave në Patos, Roskovec dhe Mallakastër për shkak të lodhjes së numëruesve, rifillon pas mesditës

Fier – Në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër është ndërprerë përkohësisht procesi i numërimit të votave që në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, për shkak të lodhjes së numëruesve. Burime nga këto bashki bëjnë me dije se komisionerët kanë kërkuar pushim për të rifilluar sërish procesin pas mesditës.

Reklama në FieriWeb

Sipas informacioneve zyrtare, në Roskovec dhe Mallakastër numërimi pritet të rifillojë në orën 12:00, ndërsa në Patos në orën 15:00.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërkohë, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm me 24,210 vota, përballë 9,667 votave të marra nga koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM).

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Procesi pritet të intensifikohet në orët në vijim, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë të PS në qarkun Fier.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button