Lushnjë: Dyshohet për blerje votash, kryetari i një subjekti politik kallëzohet në Prokurori

Policia e Lushnjës ka referuar në Prokurori materialet procedurale në ngarkim të një 57-vjeçari, i identifikuar si R. Z., banues në fshatin Rrapëz të Kolonjës, i cili ushtron funksionin e kryetarit të një subjekti politik në këtë zonë.
Shtetasi R. Z. është kallëzuar nga një 43-vjeçar, me inicialet F. P., i cili pretendon se ky i fundit u ka dhënë shuma parash disa qytetarëve, me qëllim blerjen e votave në favor të një subjekti politik.
Ngjarja është regjistruar si vepër penale në kuadër të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, ndërsa materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia njofton se do të vijojë punën për goditjen e çdo tentative për cenimin e procesit zgjedhor dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm.