POLITIKËSTAR CHANNEL
Fier: Komisionerët e PD-së tërhiqen nga numërimi në KZAZ nr. 58, 59 dhe 60, kërkojnë rifillimin nesër në mëngjes

Procesi i numërimit të votave në qytetin e Fierit është ndërprerë në tre KZAZ, konkretisht në numrat, 59 dhe 60, pas tërheqjes së komisionerëve të Partisë Demokratike.
Sipas burimeve, komisionerët e PD kanë pretenduar lodhje fizike dhe kanë kërkuar që numërimi të rifillojë nesër në orën 08:00 të mëngjesit.
Kjo ndërprerje ka sjellë vonesa të mëtejshme në përfundimin e procesit të numërimit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe përfaqësuesit politikë në terren.