Aksident i rëndë në Qeparo, disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë zonës turistike të Qeparosë. Sipas informacioneve paraprake, tre persona janë plagosur si pasojë e përplasjes, ndërsa dyshohet se një prej të dëmtuarve është shtetas i huaj.
Policia dhe shërbimet e urgjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, motomjeti me drejtues shtetasin austriak F. P., 63 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K., 61 vjeç. Si pasojë, janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja në motomjetin që drejtonte 63-vjeçari, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.