POLITIKËSTAR CHANNEL

“Ky besim që po na jep Fieri, do t’i kthehet shumëfish”/ Balluku: 12 mandate, një ëndërr që shpresoj ta arrijmë

Belinda Balluku, Drejtuese politike e PS, Fier në një intervistë të dhënë për gazetaren Genta Dobra, për ABC News foli për ecurinë e procesit të numërimit të votave në Fier.

Reklama në FieriWeb

Balluku u shpreh besimplotë për rezultatin kryesues të PS. Gjithashtu komentoi edhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke u ndalur veçanërisht te Dibra, për të cilën tha se pjesëmarrjen e lartë e sheh si një shenjë mirënjohje që qytetarët kanë treguar, pas vëmendjes së shtuar dhe punëve të arritura nga PS në këtë zonë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Ne kur dalim për të garuar futemi në një garë për të fituar sa më shumë mandate. 12 do të ishte një ëndërr. Që unë shpresoj shumë ta arrijmë, jo për mua jo thjeshte për skuadrën time, por dua që Fieri që të ndjehet që ky besim që po i jep PS dhe Edi Ramës do t’i kthehet shumë fish. Gjatë këtyre 24 orë nuk kemi shpejtësinë gjatë numërimit për shkak se fletët e votimit ndahen në disa. Pra duke pasur zarfe të subjekteve, të kandidatëve do thoja që shkon pak më gjatë. Pra nuk mund të them një kohë se kur përfundon. Pjesë marrja në zgjedhje them se është normale, ka disa vende si Dibra që kishte pjesëmarrje shumë të madhe apo si Tirana që tregon trendin. Dibra ka dalë t’i tregojë mirënjohjen Edi Ramës, pavarësisht se çfarë thuhet…Duket që është një frymë që njerëzit kanë dashur ta shpërblejnë PS dhe Edi Ramën për gjithë vëmendjen që ka marrë. Unë besoj që numri i shtuar i votuesve në Tiranë ka të bëjë edhe me mobilimin që kanë bërë kandidatët”, tha më tej ajo.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button