POLITIKËSTAR CHANNEL
Numërohen të gjithë kutitë e qarkut Vlorë/ Partia Socialiste siguron mbi 58% të votave me 8 deputetë, PD merr 4 deputetë

Edhe në qarkun e Vlorës procesi i numërimit është thuajse në përfundim.
Sipas të dhënave të deritanishme, kur ka mbetur vetëm 1 kuti nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 53.235 vota, që përbën 58.72% të totalit.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) deri tani renditet si forcë e dytë me 24.134 vota (26.62%).
Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 8 mandate, ndërkohë PD-ASHM merr 4 deputet.
