Fier – Zgjedhjet përfunduan, por Gazment Bardhi “në drejtim të paditur” – mungesë totale në procesin e numërimit

Ndërsa kanë kaluar dy ditë nga përfundimi i zgjedhjeve dhe procesi i numërimit të votave vijon ende sot në Fier, mungesa e kreut politik të Partisë Demokratike për qarkun, Gazment Bardhi, ka rënë në sy dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Në një moment kur përfaqësuesit politikë të partive të mëdha janë të angazhuar maksimalisht me ndjekjen e çdo zhvillimi zgjedhor, prania e Bardhit është thuajse inekzistente. Mungesa e tij fizike dhe publike është përshkruar nga aktorë të ndryshëm si “në drejtim të paditur”, duke e konsideruar një tërheqje të pashpjeguar nga procesi, në një nga qarqet më të rëndësishme për opozitën.
Kjo mungesë ngre pikëpyetje mbi angazhimin e tij real në betejën elektorale në Fier dhe çon në dyshime për një krizë të brendshme ose mungesë besimi te rezultati. Në një kohë kur çdo votë ka rëndësi dhe çdo deklaratë politike peshon, heshtja dhe mungesa e Bardhit është bërë më e zhurmshme se çdo deklaratë.