POLITIKËSTAR CHANNEL

Eriselda Zotaj Çelaj me mesazh të fortë pas zgjedhjeve: “Kjo humbje duhet të shënojë fundin e një epoke mashtrimi!”

Kandidatja për deputete në qarkun Fier, Eriselda Zotaj Çelaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor me një mesazh falënderimi dhe reflektimi drejtuar mbështetësve të saj. Ajo u shpreh thellësisht mirënjohëse për përkushtimin, energjinë dhe besimin që qytetarët treguan gjatë fushatës zgjedhore.

Reklama në FieriWeb

“Ju falënderoj me gjithë zemër për përkushtimin, energjinë dhe besimin që treguat gjatë kësaj fushate. Në një klimë të rënduar politike dhe shoqërore, ju qëndruat të palëkundur në krah të së vërtetës dhe të një beteje të ndershme. Jeni nderi i kësaj kauze!”, shkruan Çelaj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ajo e konsideron rezultatin si dëshmi të dobësisë ekstreme të opozitës shqiptare, të cilën e cilëson produkt të një strategjie të dështuar që ka nisur që prej vitit 2008 dhe ka përfunduar në një kapitullim të turpshëm.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Kjo humbje duhet të shënojë fundin e një epoke mashtrimi dhe vetëmbrojtjeje në kurriz të shpresës së shqiptarëve. Ata që krijuan këtë realitet politik të pashpresë, që shkatërruan opozitën dhe e bënë të parëndësishme, DUHET TË LARGOHEN,” thekson ajo.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në përfundim, Eriselda Zotaj Çelaj nënvizon se ajo dhe mbështetësit e saj nuk janë humbës:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

“Ne jemi ata që nuk u shitën, nuk heshtën dhe nuk u lodhën. Ju jam mirënjohëse për çdo hap të përbashkët, për çdo zë që nuk u tremb dhe çdo dorë që nuk u tërhoq. Faleminderit për gjithçka!”

Mesazhi i Plotë:

Të dashur miq dhe mbështetës!

Ju falënderoj me gjithë zemër për përkushtimin, energjinë dhe besimin që treguat gjatë kësaj fushate.
Në një klimë të rënduar politike dhe shoqërore, ju qëndruat të palëkundur në krah të së vërtetës dhe të një beteje të ndershme.
Jeni nderi i kësaj kauze!

Rezultati i kësaj fushate flet qartë: opozita shqiptare është më e dobët se kurrë.
Dhe kjo nuk është rastësi.
Është strategji që nisi në 2008 dhe përfundojë në një kapitullim të turpshëm.

Kjo humbje duhet të shënojë fundin e një epoke mashtrimi dhe vetëmbrojtjeje në kurriz të shpresës së shqiptarëve.
Ata që krijuan këtë realitet politik të pashpresë, që shkatërruan opozitën dhe e bënë të parëndësishme, DUHET TË LARGOHEN.

Të zhduken politikisht.
Sepse nuk ju kemi asnjë borxh pazarxhinjëve të djersës tonë.

Sot nuk ka më vend për justifikime, për karrige të trashëguara.

Faleminderit për gjithçka!
Ne nuk jemi humbës.
Ne jemi ata që nuk u shitën, nuk heshtën dhe nuk u lodhën.
Mirënjohje të thellë për secilin prej jush!
Eriselda

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button