POLITIKËSTAR CHANNEL

Pas tre ditësh meditim të thellë, Bardhi ndriçohet: Humbja ishte vepër e bandës, jo e kutive!

Pas disa ditësh heshtjeje nga përfundimi i zgjedhjeve të 11 majit, kreu politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit dhe njëkohësisht drejtuesi i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për herë të parë mbi rezultatin zhgënjyes të partisë që përfaqëson.

Reklama në FieriWeb

Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Bardhi falënderoi mbështetësit dhe strukturat e PD-së për besimin dhe përkushtimin, duke e cilësuar procesin zgjedhor si të manipuluar dhe të deformuar nga qeveria. Ai deklaroi se në Fier, PD përballej me një “bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar” që përdorën “shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar”, shkruan Bardhi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Deklarata e tij përputhet me linjën e komunikimit të ndjekur së fundmi edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke akuzuar qeverinë për blerje dhe vjedhje votash.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Rezultati i zgjedhjeve ka qenë i rëndë për Partinë Demokratike në qarkun e Fierit, ku ajo arriti të siguronte vetëm 4 mandate, ndërkohë që rrezikon të humbasë edhe një prej tyre në favor të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt dhe Elton Shabanit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Mesazhi i Bardhit përfundon me një thirrje për qëndresë dhe angazhim të mëtejshëm politik, duke theksuar:

“Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar, sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”.

Ky qëndrim lë të kuptohet se opozita do të ndjekë një strategji politike të bazuar në kontestimin e legjitimitetit të procesit zgjedhor, duke përgatitur terrenin për një retorikë të fortë në Kuvend gjatë legjislaturës së ardhshme.

Mesazhi i Gazment Bardhit:

“Një falenderim zemre!

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qëndresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qëndrojmë së bashku të panënshtruar, sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”.

FIERI WEB

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button