POLITIKËSTAR CHANNEL

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

Pas përfundimit të numërimit të kutisë së fundit në Qarkun e Fierit për zgjedhjet e fundit, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për këtë qark, znj. Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh falënderimi dhe besimi për të gjithë kontribuesit në këtë proces.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Në përfundim të numërimit të kutisë së fundit, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë komisionerët dhe numëruesit për punën e palodhur dhe të përkushtuar,” deklaroi znj. Balluku.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ajo theksoi gjithashtu rolin e qytetarëve që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe i besuan Partisë Socialiste: “Një falënderim i veçantë shkon për çdo qytetar që na mbështeti dhe që besoi në kauzën tonë.”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Duke shprehur vendosmërinë për të ecur përpara me forcë të re dhe më shumë angazhim, Balluku shtoi: “Bashkë vazhdojmë më të fortë, me më shumë besim dhe përkushtim për të ardhmen!”

Reklama në FieriWeb

Znj. Balluku ka vlerësuar Qarkun e Fierit si një zonë strategjike për Partinë Socialiste dhe është zotuar për vijimin e punës në terren dhe përmbushjen e zotimeve ndaj qytetarëve.

Related Articles

Back to top button