KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Fier – Punonjëset e një fasonerie protestojnë para Zyrës së Punës: “Po punojmë në skllavëri”

Rreth 80 punonjëse të fasonerisë “Intex”, e vendosur në fshatin Portëz të Fierit, protestuan paraditen e sotme përpara Zyrës së Punës, duke denoncuar uljen e njëanshme të pagave dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë çdo ditë.

Punonjëset akuzojnë pronarin italian të fasonerisë se ushtron presion psikologjik mbi to, i fyen, i shan dhe pushon nga puna këdo që guxon të kërkojë rritje page ose të ngrejë zërin për të drejtat e veta. Protesta u zhvillua me tone të ashpra dhe me pankarta në duar, ndërsa gratë kërkuan ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të ndaluar padrejtësitë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Po punojmë në skllavëri! Në kontratë e kam pagën 17 mijë lekë dita, por kur e marr në bankë, shoh që është 15 mijë. Tani na kanë trefishuar pa paralajmërim shpenzimet për transportin, nga 8 mijë në 18 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe nuk na lajmëruan. Vetëm pamë pagat që ishin më të ulëta,” – tha njëra nga punonjëset në protestë.

Sipas tyre, menaxhmenti i kompanisë po e justifikon uljen e pagave me rritjen e kostove të transportit dhe vështirësitë financiare që po përjeton subjekti.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fasoneria “Intex” është në bashkëpronësi midis një shtetasi italian të quajtur Gilberto (…) dhe një subjekti shqiptar me seli në qytetin e Beratit. Kompania ka në total rreth 200 të punësuar, pjesa më e madhe gra dhe vajza nga zonat e Patosit, Fierit dhe Roskovecit.

Punonjëset kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të kushteve të mëparshme, pagesë të drejtë për punën e tyre dhe trajtim me dinjitet në vendin e punës. Ato paralajmëruan se nëse kërkesat nuk merren parasysh, protestat do të përshkallëzohen në ditët në vijim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button