Fier – Arrestime dhe procedime penale për dhunë në familje, aksident rrugor dhe publikim të dhënash personale

Policia e Fierit ka kryer disa veprime procedurale në funksion të parandalimit dhe goditjes së veprimtarive të paligjshme në qark.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin O. Ll., 42 vjeç, banues në fshatin Zhymë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.
Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me një mur. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi dhe dy pasagjerët në mjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal ndaj shtetasit R. L., 53 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale fotografi të një shtetaseje 52 vjeçe, pa pëlqimin e saj.
Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pas kallëzimit të bërë nga një 16-vjeçar, i cili pretendon se është goditur me grushte nga një shtetas 13 vjeç.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.




