KRONIKËSTAR CHANNEL
E rëndë në Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, ndërron jetë 4-vjeçarja

Roskovec – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk 2 të njësisë administrative Roskovec, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e shembjes së një muri rrethues.
Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 12:40, është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit Ledi Toska, duke zënë poshtë vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e murit, ndërsa pritet ekspertiza zyrtare për të përcaktuar gjendjen strukturore të tij.